Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, priti në takim përfaqësuesin e Zyrës së Qendrës së Solidaritetit (Solidarity Center) me seli në Tiranë, z. Steven McCloud.
Kryetari i BSPK-së z. Atdhe Hykolli e njoftoi Z. Steven McCloud rreth situatës aktuale në Kosovë, dhe rreth gjendjes tejet të rëndë të punëtorëve kosovarë shkaktuar nga ngritja e vazhdueshme e çmimeve, e mosmiratimit të Ligjit për Paga, e mospërcaktimit të pagës minimale.
Kryetari i BSPK-së e njoftoi përfaqësuesin e Zyrës së Qendrës së Solidaritetit (Solidarity Center), z. McCloud se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar protestë përkitazi me mospërmbushjen e kërkesave të arsyeshme të punëtorëve.
Në takimin e sot pos të tjerash u bisedua edhe për bashkëpunimet midis Sindikatave të Shqipërisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës me përkrahje të Zyrës Qendrës së Solidaritetit (Solidarity Center) e cila zyrë do të jetë për një kohë të gjatë në rajonin tonë thuhet ne njoftimin e Zyres per medie te BSPK-se, percjelle Botapress.