Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Prishtinë. Shtetasja islandeze, viktima femër ka raportuar në polici se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa rasti po hetohet. /Botapress/