• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

nga Bota Press
3 Shtator, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Kosova vazhdon të shënojë numër të lartë të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19.Në raportin e fundit ditor Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vend aktualisht janë 26 mijë e 524 raste aktive me COVID-19.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve pozitive. Vetëm në këtë komunë janë 5 mijë e 85 raste aktive. Numë të lartë të rasteve aktive është shënuar edhe në Prizren, ku aktualisht janë 2 mijë e 530 raste aktive. Më pas vjen Komuna e Pejës me 1 mijë e 701 raste aktive.

Edhe Komuna e Ferizajt ka mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus.Në raportin e së enjtes IKShPK njoftoi për vdekjen e 32 qytetarëve si pasojë e infektimit me COVID-19. Ndërsa, nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Tashmë thuajse gjitha klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) janë stërmbushur me pacientët që janë të infektuar me COVID-19.

Pas situatës së krijuar Qeveria e Kosovës mori masa të reja për mbrojtje nga infektimi me koronavirus, masa këto të cilat kanë hyr në fuqi që nga e hëna e 30 gushtit.

Nga kjo e hënë kur edhe hyrën në fuqi masat e reja, Policia e Kosovës ka “liruar” dorën për shqiptim të gjobave.

Vetëm për një ditë, policia po shqipton mbi 4 mijë gjoba për qytetarët të cilët nuk respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19Gjoba këto që nxiten reagim të liderëve të partive opozitare.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjobat, duke se vendi ka nevojë për lajme se si të ndihmohen 4 mijë e 200 njerëz e jo se si gjobitën qytetarët. Megjithëkëtë, ai ka theksuar që se ai që dënon një popull herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbrit në tokë ndonjëherë! Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan. Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!”, ka shkruar të enjten Haradinaj.

Tags: prishtina virusi

Të ngjashme

Lajme

Hoti kërkon zgjedhje të parakohshme

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Specialja del me detaje të reja lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Hoti kërkon zgjedhje të parakohshme
  • Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq
  • Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
  • Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.