Komuna e Prishtinës ka ndarë 70 mijë euro për rinovimin e hapësirave të pushimores për pensionistët prishtinas në Istog.
Kjo pushimore ndodhet në Banjë të Istogut dhe është pronë e Shoqatës së Pensionistëve të Prishtinës.
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Adelinë Sahiti, ka njoftuar përmes llogarisë së saj në ‘Facebook’ rikthimin e kësaj qendre.
“Pushimorja për pensionistët po merr formë tashmë. Vizituam nga afër zhvillimin e punimeve në renovimin e objektit i cili do të shërbejë si pushimore për pensionistët e Prishtinës”, ka shkruar ajo.
“Me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës u dakorduam se në vazhdën e aktiviteteve e Qëndrimeve Ditore në Prishtinë do të zhvillojmë e pasurojmë edhe më shumë programin e projektet për të moshuarit”.
Sahiti mes tjerash ka bërë të ditur se posa të përfundojë renovimi, do të fillojnë me inventarizimin e saj.
“Porsa të përfundojë renovimi, do të fillojmë me inventarizimin e saj dhe kësisoj të jetë e gatshme për përdorim”.
Kjo pushimore është jashtë funksionit që nga viti 2005, teksa shkak u bën kushtet jo të mira në të.