Ndonëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është përfundimtar dhe detyrues për të gjitha palët, tash gati tetë vjet nuk po gjen zbatim.
BE-ja së fundmi ka shtuar trysninë për zbatimin e këtij vendimi, duke theksuar se vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen, përfshirë aktvendimin për rastin e Manastirit të Deçanit. BE-së iu përgjigj zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
“Kushtetuta ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet. Në njërin vendim të ketë insistim të BE-së që Kushtetua të zbatohet tërësisht, siç është rasti për Manastirin e Deçanit dhe nenin 11 që thotë ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë, të njëjtin miq të thonë këtë mos e zbatoni. Kushtetuta ose është e shenjtë dhe duhet të zbatohet, ose pastaj bëjmë “pick a cherry”. Nëse duhet bërë “pick a cherry” e bëjmë ne, por nëse zbatohet, insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet””, tha Bislimi.
Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë.
Por, këtë vendim, autoritetet lokale të Deçanit nuk e zbatojnë as sot e kësaj dite, duke vlerësuar se kjo sipërfaqe u mor me dhunë në vitet ’90, nga regjimi i Millosheviqit, teksa besojnë se 24 hektarët tokë dhe pyje janë të ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nuk duhet zbatohet asesi pasi që siç thekson është i dëmshëm për Kosovën.
“Ky vendim nuk duhet të zbatohet sepse me zbatimin eventual të tij do të shndërrohet në normë kushtetuese juridike obliguese për të gjitha institucionet në Kosovë dhe mandej do të kemi problem pjesët tjera të kishave politike që janë ndërtuar në Kosovë në vitet 90 që i ka nxjerr regjimi i Millosheviciqit.Duhet gjetur ndonjë zgjidhje për të dalë nga ky ngërç dhe në fund t’u jepet zgjidhje këtij problemi me kthimin e pronave tek titullarët dhe ne i kemi kërkuar qeveria e që këto prona duhet të futen në kuadër të fondit sovran dhe kjo do ishte zgjidhja më e mirë. Sa i përket cështjes që ky vendim mund ta kushtëzonte Kosovën me anëtarësimin në KE kjo nuk është e qëndrueshme sepse këtë e kemi parë edhe me vizat …. Konsiderojmë që qeveria e ka për obligim ta bind faktorin ndërkombëtare se ky vendim është i keq dhe nuk duhet zbatuar se do të shndërrohet në nromë kushtetuese që do ti shkaktoj prb Kosovës me rastin e kërkesave të kishave tjera që janë ndërruar në vitin 90 duke përfshirë edhe kishën në kampusin e UP-së”, tha Imeraj.
Kundër zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit është edhe shoqëria civile në Deçan.
“Jemi kundër këtij vendimi sepse është i dëmshëm dhe është në një presion politik dhe s’ka të bëjë aspak vendim të gjyktavave të rregullta tonat. Por dihet që presioni që ka ndodh në Gjykatë Kushtetuese ka ardhë deri tek marrja e këtij vendimi pos kundërshtimit që kishim nga gjyqtari…Qeveria më së pari duhet ta kërkojë nga Slava…. ta njeh shtetin e Kosovës dhe të kërkojë falje…peë vitkimat sepse ai nuk i njeh e institucionet por vetëm këtë vendim e njeh pasi që kërkon të krijohet një shtet brenda shtetit siç është tërritori i manatsirit. Duhet kërkuar përgjegjësi penale ndaj personave që kanë votuar këtë vendim. Në asnjë mënyrë ky vendim nuk e ndihmon stabilitetin apo marrëdhëniet popullatë-manastir i Deçanit dihet me vite që manastiri është ruajtur, qyetarët e Deçanti janë kujdesur dhe e konsiderojnë si trashëgimi kulturore të Decanit…”, tha Lushaj.
Por, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, profesori universitar, Kadri Kryeziu, thotë se vendimi i Gjykatës për Manastirin e Deçanit, duhet ët zbatohet nga institucionet në të kundërtën, sipas tij, do të ketë pasoja.
“Kjo është e paraparë me kushtetutë të gjitha vendimet e gjyqësorit janë të obliguara të zbatohen. Te gjitha vendimet e gjykatës duhet të zbatohen sepse është detyrë e organeve të shtetit për zbatueshmërinë e tyre. Pasojat janë se kjo është vepër penale, personat apo palët e autorizuara që si zbatojnë vendimet e gjykatës dhe të tjerat konsiderohet si vepër penale”, deklaroi Kryeziu.
Kontesti gjyqësor rreth çështjes se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll: ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit të Deçanit ka zgjatur 16 vjet.