Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me një delegacion të Kongresit amerikan të përbërë nga senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters, ka thënë se Kosova është partnere strategjike e ShBA-së.
Ajo ka garantuar se Kosova do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog dhe nuk do t’iu ikë detyrimeve të saj.
“Sa i përket marrëveshjes në Bruksel dhe Ohrit, Kosova nuk do t’i ikë detyrimeve të saj. Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut. Multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë”, tha Osmani.