Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është demantuar nga Helen Wormser, e cila është pjesë e Kosovo Small Animal Welfare dhe presidente e organizatës “Stray Coco”, për të cilën Bahtiri tha se ka vendosur të ndërtojë strehimore për qentë endacakë dhe të braktisur, si dhe një klinikë veterinare.
Vetë Helen Wormser ka komentuar poshtë statusit të Bahtirit, duke u shprehur e çuditur me këtë postim të tij dhe duke pohuar se StrayCoCo nuk do ta ndërtojë asnjë klinikë dhe as një strehë.