Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është i bindur që Kosova së shpejti do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së.
“Kosova është një realitet, numri më i madh i vendeve të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s e kanë pranuar, disa vende nuk e kanë pranuar, po t’i pyesësh se pse nuk e kanë pranuar nuk do të dinë ta arsyetojnë mendimin e tyre.Kroacia e ka pranuar Kosovën, në mes të vendeve të para, ky është një realitet. Do të bëjmë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por me synimin që t’i ndihmojmë sado që të jetë e mundur dhe kjo është ë vështirë, por duam që t’i bindim së ky është realitet.
Shtime: 30-vjeçarja me të meta psikike mbetet shtatzënë nga dhunimi
Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Evropës, në një të ardhme jo të largët do të njihet edhe nga edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe që tani Serbia këtu gjendet në pozitë skizofrenike, duke mos dhënë aluzione klinike, por ndodhet në një pozitë politike skizofrënikë’’, është shprehur Presidenti kroat.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Presidenti Begaj tha se me presidentin kroat ka zhvilluar një bisëdë të veçantë e miqësore, më fokus forcimin ë mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, agjenda e intergrimit evropian të Shqipërisë si dhe zhvillimet rajonale.
Ai tha se e ka siguruar presidetin kroat se investimet dhe projektet kroate në Shqipëri janë të mirëpritura. Begaj u shpreh se ka vlërësuar së Kroacia mund të shërbëjë si shembull shumë i mirë për Shqipërinë lidhur më integrimin evropian.
Ndërsa, presidenti kroat, Zoran Milanoviq u shpreh se Shqipëria do të duhej që para shumë kohësh të ishte në fazë shumë më të avancuar të integrimit në Bashkimit Evropian.