Blerim Vela, Shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Vuçiq përsëri manipulon me audiencën vendase në Serbi. Më 22 shtator deklaroi se dialogu nuk do të zhvillohet me Kosovën pa u kthyer në situatën para se të merrej masa e reciprocitetit. Më 29 shtator u angazhua pa kushte në dialog dhe pranoi reciprocitet”, ka shkruar Vela në Twitter./Botapress.info/