Në ceremoninë e pranimit të kufomave të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, kanë qenë të pranishëm edhe figura ushtarake.
Mes tyre është edhe Blerim Ajdari, ushtar nga Studeniçani.I prekur nga ngjarja ku po barteshin arkivolet e viktimave, ai është parë me lot në sy..
Ndërkaq sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, me dy aeroplanë kanë arritur kufomat e 45 viktimave.
Pranimi është bërë me ceremoni shtetërore ku të pranishëm kanë qenë kreu i lartë shtetëror i vendit dhe Kosovës e Shqipërisë.