Posti i kryeshefit të Telekomit përplasë Qeverinë Kurti me britanikët

Vlerësimi i kompanisë britanike BDO në konkursin për kryeshef të “Telekomit të Kosovës”, ka tmerruar bordin e kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarët e Qeverisë Kurti.

Kompania britanike e përzgjedhur si trupë profesionale për të bërë poentimin e kandidatëve e ka vlerësuar me më së shumti pikë një ish-anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës. Kreshnik Domin. Ai para pesë viteve kishte qenë kandidat për asamblenë komunale të Prishtinës nga radhët e PDK’së.

LEXO EDHE KETE

Aktakuzë ndaj katër personave, mashtruan 242 bashkatdhetarë duke ju shitur bileta të rrejshme

Aktualisht mbanë pozitën e drejtorit të shitjës në “Telekomin e Kosovës”. Bordi i drejtorëve në Telekomin e Kosovës, i emëruar aty nga Qeveria Kurti menjëherë janë barrikaduar kundër britanikëve.

E kanë shpërfillur kategorikisht këtë vlerësim. Ia kanë bërë të qartë britanikëve se në postin e kryeshefit të Telekomit do të vendoset dikush tjetër. Burimet e Insajderit kanë treguar se e preferuara e bordit është Burbuqe Hana, pjesëmarrësja e protestave të dikurshme të Lëvizjës Vetëvendosje.

Bordi i Telekomit ende nuk ka dërguar ndonjë njoftim zyrtar për emërimin përfundimtar të ndonjë kandidati dhe nuk ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë ndërmarrje. Megjithatë, bordi drejtues i kësaj ndërmarrje edhe më herët ka shfaqur preferencën për kandidatën Burbuqe Hana.

Ia ka mundësuar që të jetë ushtruese e detyrës së kryeshefës për mbi një vit, ndonëse rregullat përcaktojnë se vetëm gjashtë muaj mund të ushtrohet një pozitë e lartë publike.

Derisa, më 24 prill 2020, Burbuqe Hana u emërua Ushtruese e Detyrës së Kryeshefës së Telekomit.

Hana në këtë pozitë e zëvendësoi Bedri Istrefin, që u shkarkua nga kjo pozitë nga Bordi i emëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Më 2016-të, Burbuqe Hana kishte qenë pjesë e protestave të Vetëvendosjes në sheshet kryesore të Prishtinës.

Mediat kishin raportuar se Burbuqe Hana e ka edhe vëllanë të punësuar në Telekom, Burim Hana si dhe gruan e vëllait, Luljeta Maloku Hana. Dyshohet edhe për një person të tretë të afërm më Hanën që është i punësuat në Telekom.

ngjashme