Populli në stres nga hutia për vizat – Kurti video selfie nga xhipi i zi, flet për futboll

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për nën stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellë ndeshjen e Ballkanit.

Nga aty Kurti tha se fubollistët do ta kenë përkrahjen e tifozëve.

“Trajneri ju mbikëqyr e ne tifozët do t’ju kqyrim sonte nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Shihemi në ora 21:00 në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin, për spektakël në fushë nuk kam dyshim, për përkrahje në tribuna mos keni merak. Kemi nevojë edhe për këto tri pikë. Forca Djema”, tha Kurti këto fjalë i tha nga xhipi i zi, teksa bënte një video seflie.

LEXO EDHE KETE

Kurti niset për në stadium me shallin e Ballkanit: Shihemi në ora 21:00

Kjo video e tij, vjen pak kohë pasi grupi punes i Këshillit të Evropës për vizat e Kosovës ka përfunduar takimin e parë.

Presidenca çeke e Bashkimit Europian bën të ditur përmes një deklarate për shtyp, se grupi i punës për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian zhvilloi diskutimin e parë mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas kësaj deklarate, Komisioni Evropian prezantoi përditësimin e tij lidhur me raportin teknik për këtë temë, i cili rikonfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave.

Sipas presidencës çeke, grupi i punës së Këshillit të Bashkimit Europian përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave.

Por presidenca çeke bën të qartë, se për të përparuar në këtë kuadër, do të jetë e nevojshme për të sqaruar një sërë temash të lidhura me liberalizimin e vizave dhe për të vazhduar diskutimin./Botapress.info/

ngjashme