Nuk janë të rralla rastet kur si pasojë e gjuajtjeve me armë e pësojnë qytetarët aksidentalisht. Të shtënat me armë përveç se janë të kundërligjshme, janë edhe mjaft të rrezikshme. Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur para një muaji në fshatin Aqarevë të Skenderajt, por u denoncua tek sot nga viktim.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se sot Policia është njoftuar për këtë ngjarje, me ç’rast një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku ka qenë 40-vjeçari që dyshohet se ishte plagosur aksidentalisht me armë nga fqinji i tij.
Nxënësi kapadai i hyn dajak arsimtarit në një shkollë të Prizrenit
Për pasojë, ai kishte marrë plagë në këmbë, por gjatë ditës së djeshme kishte kërkuar ndihmë mjekësore, teksa sot e ka njoftuar Policinë për detajet e rastit. Zyrtarët policorë kanë arritur që ta intervistojnë edhe personin e dyshuar, i cili e ka pranuar se e ka qëlluar në mënyrë aksidentale viktimën.
Arma që dyshohet se është përdorur në rast është konfiskuar nga Policia, me ç’rast ndaj pronarit është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje, teksa ndaj të dyshuarit që e ka përdorur kanë nisur hetimet për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Botapress.info/