Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Grabitje në tentativë” dhe ka kërkuar ndohmë nga qytetarët për ta identifikuar atë.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Grabitja në tentativë ” të ndodhur më 11.08.2025, në një pompë derivatesh, në fshatin Gllamnik – komuna e Podujevës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tij. Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected] Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/ App: Lajmero Policine Tel: 192”



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e