Policia në kërkim të të dyshuarit për shpërndarje të narkotikëve

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është duke u kërkuar personi i dyshuar për veprën penale “Blerje, posedim shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Këtë njoftim PK-ja e ka bërë në Facebook, ku edhe ka publikuar foto dhe video incizime duke u bazuar në ligjin për publikimin e tyre, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar.

Tutje, PK-ja ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që posedon informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar ta lajmërojë policinë.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet personi i dyshuar i cili shihet në video-incizim dhe foto

Prishtinë 30 nëntor 2022

Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, publikon këtë video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar i cili shihet në këtë video.

Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s e.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju informojmë se informacionet e juaja do të trajtohen si anonime, andaj në vijim keni numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të PK-së: -192 dhe 080019999(pa pagës) -039/432 327 Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë apo edhe -E-mail adresa : [email protected]

ngjashme