Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm në Mitrovicën e Veriut, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara si ilegale.
Sipas njoftimit zyrtar, mëngjesin e së shtunës, stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me njësinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka pranuar informacion për prezencë të mundshme të materialeve të kundërligjshme në një podrum ndërtese pranë Sheshit “Car Lazar”.
Gjatë kontrollit të realizuar në vendngjarje, njësitë policore kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë:
- 1 pushkë automatike
- 1 pushkë gjahu
- 50 fishekë
- 1 kondak pushke
- 1 palë pranga
- 1 mbajtës pushke
- 1 maskë kundër helmeve me çantën e saj
- 1 këllëf arme
- 5 karikatorë të zbrazët
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurës hetimore për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar të përfshirët.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, përfshirë armët ilegale dhe substancat narkotike, përmes numrit pa pagesë 192 apo aplikacionit “Lajmëro Policinë”./IndeksOnline/



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing