Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, që ka përfunduar me arrestimin e gjashtë personave.
Arrestimet janë bërë pas bastisjeve në tetë lokacione, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.
“Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 si dhe njësitë patrulluese nga rajoni i Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 300 gramë kokainë, vlera e së cilës llogaritet të jetë rreth 18 mijë euro, mbi 13 mijë euro, 2 DVR dhe pesë vetura me targa vendore.
Si rezultat i këtij plani operativ janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar si dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
“Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së narkotikëve”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e