Gazeta raportoi më herët për një plagosje në Prishtinë.
Burime të Indeksonline pohojnë se Arjanit Abdullahu dyshohet të ketë plagosur Blerat Gashin dhe Anuar Makollin.
Deri të plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes palëve.
AUV: Në rastin e helmimit në Malishevë janë izoluar baktere në disa lloje të produkteve
Sipas burimeve, nga kjo përleshje ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti .
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, shtoi ajo.