Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se një person ka mbetur i plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Megjithatë, policia nuk bëri të ditur nëse ndonjë i dyshuar është arrestuar.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim.



Të tjera
Lajme
Podujeva shënon sot 27-vjetorin e çlirimit me homazhe
Qyteti i Podujevës shënon sot 27-vjetorin
Lajme
Ndërron jetë veprimtari nga Obiliqi, ish-bashkëpunëtor i Rugovës
Ka vdekur Idriz Kutllovci, ish-bashkëpunëtori i
Aktuale
Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt
Kryetari i Sindikatës së Policisë së