Qyteti i Podujevës shënon sot 27-vjetorin e Çlirimit me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive të organizuara nga Komuna e Podujevës.
Programi i ditës nis në orën 11:00 me mbajtjen e seancës solemne të Kuvendit Komunal, ku do të kujtohet rrugëtimi i qytetit drejt lirisë dhe sakrifica e atyre që kontribuuan për çlirimin e vendit.
Pas seancës, në orën 11:45, përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë, në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.
Në kuadër të aktiviteteve, në orën 13:30 në fshatin Miroc do të zbulohet një pllakë përkujtimore kushtuar heroit Ali Ajeti, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij në periudhat vendimtare për vendin.
Manifestimi përmbyllet në mbrëmje me një koncert festiv në Sheshin “4 Dëshmorët”, i cili do të nisë në orën 20:00 dhe pritet të mbledhë qytetarë të shumtë për të festuar këtë datë të rëndësishme për Podujevën.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Për marrëveshje ku LDK-ja nuk është e përfaqësuar, s’kemi asnjë votë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
Përfundon takimi Kurti -Abdixhiku- Ende s’ka marrëveshje, Kurti optimist se do ta gjejë zgjidhjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,
Aktuale
Presidenti shqiptar Bajram Begaj trazon Serbinë me vizitën në Preshevë e Bujanovc
Vizita e presidentit të