Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali.
Policia ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve që nëse kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit ta njoftojnë policinë.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali. Personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected] Android #app: Lajmero Policine Tel: 192”



Të tjera
Aktuale
“Here We Go”, Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin
Aktuale
LVV i çon letër Osmanit, e propozon Kurtin mandatar për formimin e qeverisë
Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në
Aktuale
Kuvendi i voton në pako nënkryetarët, deputetët e VV’së i çojnë duart për Listën Srpska
Janë zgjedhur pesë nënkryetarët e Kuvendit