Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari”, Driton Paluca, i cili ishte në përpjekje për të udhëtuar drejt Antalisë për muaj mjalti.
Burime të sigurta bëjnë me dije se Paluca ndodhej nën kërkim policor lidhur me rastin e të shtënave me armë në një aheng familjar në fshatin Trepeticë të Prizrenit, rast që Sinjali e publikoi me video ekskluzive.
Operacioni i Policisë ka rezultuar i suksesshëm, pasi në pranga për të shtënat me armë në dasmën e familjes Palucaj ranë tre persona.
I dyshuari i fundit që nuk u gjetë në shtëpi me rastin e bastisjes, Driton Palucaj u ndalua para se të arrinte të largohej jashtë vendit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është ekzekutuar masa e ndalimit dhe pritet të përballet me drejtësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë