Gjatë së mërkurës është hapur konkursi për pranimin e zyrtarëve policorë në veri të vendit. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, dhe ka bërë të ditur se të drejt konkurimi kanë të gjitha minoritetet.
Në konkursin e paraqitur, policia ka dhënë detaje se cilat janë kushtet për pranim.
Të mëdhenj e të vegjël me armë në dorë për Vitin e Ri, video e të shtënave në Prizren
Kusht kryesor është të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të jetë i moshës 18 deri 30- vjeçar, të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale.
Kujtojmë se pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës kishin dhënë dorëheqje pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq./Botapress.info/