Policia e Kosovës ka sekuestruar gjashtë granata dore dhe disa pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevinë të Zubin Potokut.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 10 shkurt 2026, rreth orës 23:20, kur njësitë policore të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit, kanë pranuar informacione për mjete të dyshuara ilegale në një objekt të pabanuar.
Pas kontrollit të lokacionit, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë granata dore, një maicë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka bërë tërheqjen e sigurt të granatave.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar