Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe pajisje ushtarake gjatë kontrolleve në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok.
Sipas raportit policor, në rastin e parë janë sekuestruar 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të një kalibri të panjohur.
Në shtëpinë e dytë, policia ka gjetur 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri pajisje ushtarake për ushqim.
Ndërkaq, në shtëpinë e tretë janë konfiskuar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave.
“Zubin-Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.
Zubin-Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake, dhe tri pajisje ushtarake për ushqim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
Zubin-Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar