Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit të saj.
Për këtë 26-vjetor do të mbahet ceremonia qendrore nga ora 19:00.
Me 6 shtator të vitit 1999, për herë të parë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës u panë uniformat e kaltra të Policisë së Kosovës që atë kohë emëroheshin si Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK).
Policia e Kosovës u themelua zyrtarisht më 6 shtator 1999, si një nga institucionet kyçe për sigurinë e vendit pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Në vitin 2008 të pavarësisë, Policia e Kosovës tashmë kishte kaluar pothuajse në të gjitha njësitet e saj tranzicionin dhe kishte marrë kompetencat nga policia e UNMIK-ut, duke u përgatitur të marrë përgjegjësitë për sigurinë e shtetit të Kosovës



Të tjera
Aktuale
A do të jetë ministër në qeverinë “Kurti 3”? Flet Rashiq
Nenad Rashiq ende nuk e di
Aktuale
Inflacioni në dhjetor arrin 5,3%, energjia dhe ushqimet me rritjen më të madhe
Sipas të dhënave të publikuara nga
Aktuale
Rritet niveli i ujit në liqenet Batllavë dhe Badoc pas reshjeve të fundit
KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët për