Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për disa pozita të lira pune në kuadër të njësive dhe drejtorive të saj në qytete të ndryshme të vendit
Sipas një njoftimi thuhet se janë të hapura këto pozita:
Zyrtar për Drejtimin e Mjeteve të Rënda – tri (3) vende të lira pune në Njësinë e Transportit, në kuadër të Drejtorisë së Logjistikës në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse.
Infermier (Bachelor) – një (1) vend i lirë pune në Sektorin e Mjekësisë dhe Promovimit të Shëndetit, në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore.
Teknik Medicinal – një (1) vend i lirë pune në Zyrën e Këshillimit dhe Përkrahjes në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri.
Teknik Medicinal – një (1) vend i lirë pune në Zyrën e Këshillimit dhe Përkrahjes në Sektorin Rajonal të Resurseve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Të interesuarit mund të aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara në konkursin zyrtar të publikuar nga Policia e Kosovës./



Të tjera
Aktuale
Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Lajme
Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë
Aktuale
Plava: Murseli më ofroi pagë 1,300 euro për vrasjen, më tha për dy vjet të nxjerr nga burgu
Granit Plava, një ndër tre të