Policia e Kosovës ka pranuar sot nga UNDP-ja dy pajisje për detektimin e eksplozivëve dhe drogave, përmes programit për siguri në vend.
Sipas njoftimit të Policisë, ky projekt mbështetë fushën e hetimeve policore, përderisa në ceremoninë për pranim-dorëzim të pajisjeve në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, prezent nga Policia e Kosovës ishin Drejtori i Departamentit të Hetimeve dhe Drejtori i Departamentit për Shërbime Mbështetëse.
“Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon UNDP-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-së,