Një oficer veteran i policisë në Florida është nën hetim pasi ai u pa në video duke kapur nga fyti një polic femër kur ajo u përpoq ta largonte atë nga një i dyshuar i prangosur.
Nëntogeri i Policisë së Sunrise, Christopher Pullease, 46 vjeç, akuzohet se ka sulmuar oficeren 28-vjeçare, e cila nuk dihet emri, jashtë një dyqani komoditeti Shop & Save më 19 nëntor, raportoi WSVN.
Ngjarja ndodhi kur oficieri Pullease dhe disa policë të tjerë po arrestonin një burrë pasi ai kishte goditur njerëzit jashtë dyqanit, shkruan The New York Post, përcjellë Botapress.
Pamjet e kamerës së trupit të policit, të cilat u publikuan vetëm javën e kaluar, treguan oficierin Pullease duke ecur drejt të dyshuarit ndërsa oficerët po përpiqeshin ta fusnin atë në makinën e policisë.
Oficieri Pullease dyshohet se u përkul në makinë, nxori sprajin e tij me piper dhe e drejtoi atë tek i dyshuari ndërsa ai fliste me të.
Policja femër papritmas vrapoi dhe tërhoqi rripin kolegut të saj, oficierit Pullease në një përpjekje për ta larguar atë nga i dyshuari, tregoi videoja e kamerës së trupit.
Sipas pamjeve, oficieri Pullease u tërbua dhe e kapi oficeren për futi dhe e shtyu drejt një makine tjetër patrullimi.
Shefi i policisë së qytetit Sunrise, Anthony Rosa e përshkroi sjelljen e Pullease si “të neveritshme”. Ai e publikoi videon pa asnjë audio dhe nuk pranoi të zbulonte se çfarë i kishte thënë Pullease viktimës ose kolegut të tij oficeri.
Kryepolici Rosa tha se Pullease përshkallëzoi atë që duhet të ishte një situatë e qetë me të dyshuarin.
Ai lavdëroi policen femër, e cila ka vetëm 2 vjet e gjysmë në departament, për ndërhyrjen.
“Jam shumë krenar për këtë oficer policie. Ajo ndërmori disa veprime përfundimtare. Unë vetëm mund ta imagjinoj atë që ajo duhet të ndjejë. Ajo është një oficere më e re dhe ai është një rreshter shumë i lartë, “tha Rosa.
Pullease është caktuar të punojë në zyrë e jo në terren mes hetimeve në vazhdim dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë, shkruan The New York Post, përcjellë Botapress.