Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një zyrtar policor në Gjilan është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të fejuarës së tij, ndërkohë që ndaj tij është marrë edhe masa e suspendimit nga detyra.
Sipas burimeve nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më 14 prill 2025, është pranuar një ankesë nga qytetarja B.Sh, e cila ka deklaruar se i fejuari i saj, M.U, zyrtar policor në Stacionin Policor në Gjilan, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike, psikike dhe kërcënime direkte ndaj saj.
Pas hetimeve fillestare, autoritetet kanë konstatuar dyshime të bazuara se zyrtari ka konsumuar veprën penale “Dhunë në familje”.
Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Gjilan, M.U është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa për të parandaluar çdo ndikim në hetim dhe për të garantuar integritetin e procedurës, është marrë vendimi që i njëjti të suspendohet përkohësisht nga detyra për 72 orë, deri në një vendim tjetër ligjor.
Hetimet ndaj tij janë në zhvillim nga Inspektorati Policor dhe Prokuroria kompetente.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Publikohen pamjet kur pitbulli tërheq zvarrë gjatë kafshimit vogëlushen 4-vjeçare në Vlorë
Pamjet e ngjarjes së rëndë që
Lajme Showbiz
“S’kam problem nëse partneri im është me gra të tjera”/ Aktorja habit me deklaratën për marrëdhëniet personale
Komediania dhe prezantuesja amerikane Nikki Glaser
Aktuale
Irani paralajmëron “fazë të re” në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei,