Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një zyrtar policor në Gjilan është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të fejuarës së tij, ndërkohë që ndaj tij është marrë edhe masa e suspendimit nga detyra.
Sipas burimeve nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më 14 prill 2025, është pranuar një ankesë nga qytetarja B.Sh, e cila ka deklaruar se i fejuari i saj, M.U, zyrtar policor në Stacionin Policor në Gjilan, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike, psikike dhe kërcënime direkte ndaj saj.
Pas hetimeve fillestare, autoritetet kanë konstatuar dyshime të bazuara se zyrtari ka konsumuar veprën penale “Dhunë në familje”.
Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Gjilan, M.U është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa për të parandaluar çdo ndikim në hetim dhe për të garantuar integritetin e procedurës, është marrë vendimi që i njëjti të suspendohet përkohësisht nga detyra për 72 orë, deri në një vendim tjetër ligjor.
Hetimet ndaj tij janë në zhvillim nga Inspektorati Policor dhe Prokuroria kompetente.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së