Një shtetas amerikan ka humbur jetën në zonën malore të fshatit turistik Prevallë, pasi është vetëaksidentuar
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, i cili ka treguar se turisti me motoçikletë në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.
Vetëaksidenti ka ndodhur të enjten e 9 prillit rreth orës 17:00.
“Sot, më datën 09.04.2026, rreth orës 17:00, Policia është informuar se në zonën malore të fshatit turistik Prevallë ka ndodhur një vetaksident. Sipas informatave fillestare, një turist, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës”.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, ka thënë ai



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në