Policët serbë iu vendosën gëzhojën e plumbit në veturë, axha e nipi detyrohen të paguajnë lirinë e tyre

Besnik Mahaj është përballur me një situatë të papritur dhe aspak të dëshiruar, teksa po vinte të dielën në Kosovë.

Bashkë me nipin e tij, ai mori rrugën nga Austria për në Kosovë, për t’u ndalur për disa orë në territorin e Suboticë të Serbisë.

Në një deklarim për IndeksOnline, Mahaj bëri me dije se ai dhe nipi i tij u vënë në kurth nga policia serbe, vetëm për të marrë para nga ta.

“E kanë hetuar që ne kemi para me vete, ani pse nuk i kemi përmendur. Na ndaluan dhe na thanë që duhet të kontrollojnë veturën. Ne ishim me veturë me targa të Republikës së Kosovës. Më pas, u kthyen me një gëzhojë plumbi në të. “Këtë e gjetëm nën karrige, e kujt është?” na thanë. Ata na morën e na futen brenda, edhe filluan me na frikësu e me na thënë çdo gjë.

Unë e di që gëzhojën e plumbit e vendosen vet, për me na frikësu e me na kriju telashe. Djali i vëllait u frikësua. Atë e frikësuan, i thanë “ki me i marrë 2 deri në 8 vjet burg”. Djalit të vëllait vazhdimisht e frikësonin duke i thënë se policia nga Beogradi do të mirren direkt me të, ndërkaq mu s’më lejonin të flas. Unë nuk u frikësova se çdo herë me kanë marrë para; herë 20, herë 30, herë 50 euro” deklaroi Mahaj.

Sipas tij, tre policë serbë i thanë të shkojë, teksa nipi fillimisht do të shoqërohej në stacion. Përveç nëse paguajnë para të majme, atëherë do të liheshin të lirë.

Mahaj deklaroi se u detyruan të paguajnë nga 400 euro për secilin prej policëve, në mënyrë që të mos arrestoheshin, dërgoheshin në burg e maltretoheshin.

“Mua më liruan fillimisht, e për djalin e vëllait thanë se do e dërgojnë qysh sonte në burg. Unë ju thash që mund t’ua jap 500 euro, vetëm ta lirojnë djalin. Djali i vëllait tha “unë ua jap 1000 euro, më lironi. U konsultuan e erdhën na i kërkuan 1200 euro. Ua dhamë 1200 euro e na lëshuan. Nuk na kontrolluan më tutje e as nuk konfiskuan asnjë gjë” deklaroi Mahaj.

Ndonëse edhe më herët kishte udhëtuar nëpërmjet Serbisë, një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur më parë. Mahaj dëshiroi të këshillojë të gjithë që të mos kalojnë nëpërmjet territorit të Serbisë, pasi qëllimet e tyre janë që të maltretojnë psiqikisht dhe fizikisht shqiptarët./IndeksOnline/

Të tjera

Lajme

Rënie e çmimeve të naftës në bursë, pritet ulje edhe në Kosovë

Ish kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve,

Lajme

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur

Aktuale

Arrestohen 5 persona nga aksioni në Agjencinë Kadastrale

Pesë persona janë arrestuar ditën e