Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 16:00.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN – Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” – ka njoftuar policia.