Opozita ende pa qëndrim për bashkëpunimin me LVV për zgjedhjen e presidentit

Deputetja e rizgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në një prononcim për “Front Online” ka folur pas rezultatit zgjedhor të zgjedheve të 7 qershorit lidhur me cështjen e presidentit.

Musliu-Shoshi thotë se partia ende është mbledhur për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin apo jo me LVV për këtë cështje.

“Nuk jemi mbledhur ende si parti të diskutojmë për këtë cështje”, tha shkurt deputetja e PDK-së.

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dhënë një qëndrim të njëjtë.

Ermal Sadiku, deputet i rizgjedhur nga LDK-ja u shpreh për “Front Online” se nuk ka qëndrim lidhur me cështjen e presidentit pasi partia ende nuk është mbledhur për ta marr një vendim.

“Nuk kam qëndrim për këtë temë, s’ka vendim nga partia”, tha shkurt Sadiku.

Të tjera