Një çifti nga Oklahoma i është realizuar ëndrra e kamotshme që të restaurojnë shtëpinë e tyre. E gjatë punimeve, hasën në diçka që dukej si gyp që rridhte ujë – që në fund doli të jetë hapësirë e fshehtë që dikur shfrytëzohej për të bërë dush.
Kjo hapësirë fshihej prapa mureve, e videoja e publikuar në platformën TikTok deri më tani është shikuar nga më shumë se 1.8 milionë njerëz,
Aty shfaqet burri duke përdorur mjete pune për ta thyer një lloj muri, prapa të cilit ndodhej tualeti i fshehtë.
Megjithatë dyshja kishte pyetur pronarin e mëparshëm të shtëpisë, i cili u kishte thënë se kishte pasur probleme me rrjedhje të ujit nga gypat, dhe për këtë kishte vendosur ta mbyllte atë hapësirë.
Por pavarësisht se blenë shtëpinë e tyre të parë për 150 mijë dollarë, çifti investoi edhe disa mijëra tjera për riparime në pjesë të ndryshme të shtëpisë./Botapress/