Damir Osmanov ka humbur pesë anëtarë të familjes, mes tyre dhe bashkëshorten dhe bijën. Po pret para Aeroportit të Shkupit që të tërheqë kufomat.
Megjithatë është i bindur, se ai që beson në Zot, beson se e vërteta do të zbardhet.
“Bashkëshorten, bijën, motrën e bashkëshortes dhe bijën e saj dhe gruan e mikut tim. Pesë anëtarë të familjes i humba. Se kush është fajtor dhe si erdhi te kjo, do të shohim pasi t’i varrosim kufomat. Do të ndjekim këtë. Tani për tani nuk e dimë se si ka ndodhur. Kur nuk e dimë se si ka ndodhur, vetëm mund t’i ngarkojmë njerëzit. Nëse besojmë ë Zot, ajo do të zbulohet. Dikush thotë kështu, dikush ashtu, kur nuk e kanë parë sytë, ajo është”, tha ai