Ka pak fjalë për të përshkruar një aksident si kyqë përfshiu këtë gjeneratë të gjashtë Volkswagen Golf GTI.
Për këtë veturë, thuhet të ketë dalë nga rruga me një shpejtësi prej 230 km/h , duke u përplasur në mur në anën tjetër të urës ku po vozitej.
Ngjarja ka ndodhur në Namibi, më saktësisht në urën e lumit Teufelsbach.
Siç bëjnë të ditur mediet e huaja, shoferi i makinës humbi jetën në vendin e ngjarjes.