Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Një plumb qorr dëmtoi një veturë të parkuar pranë një lokali në rrugën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Nuk ka të lënduar, ndërsa policia nisi hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për KosovaPress se bëhet fjalë për një plumb qorr.

“Është gjuajtur një plumb qorr dhe policia është duke e hetuar rastin”, tha Pllana.

Pronari i lokalit ku është gjuajtur plumbi deshi të mos identifikohej. Ai tha për KosovaPress se nga krisma menduan që është aksident trafiku.

“Po, po, unë jam pronari i lokalit këtu. Isha prezent jashtë me një fqinj dhe dëgjuam një krismë atje në atë pjesën tjetër të rrugës. Edhe për një moment menduam që veç ndeshje ose diçka, kështu që e pamë që ke goxha tollovi prej kerrit. Edhe kur pastaj një klient i kafes që ka qenë ulur këtu, na tregoi që plumbi veç rrugën në këtë pjesën e lokalit, apo po themi në llastër të lokalit këtu. Edhe na tregoi që ja ku është plumbi. Edhe pastaj e pamë, pasi që erdhi policia, pamë që kishte kthyer plumbin në një veturë të një fqinji. Edhe s’kemi ide ose ndonjë send pse ka mundur me ndodhë. Tash mbetet në dorë të policisë më shumë, po për njëherë për njëherë veç këto informata kemi, kurrgjë hala në polici me deklarata”, tha ai.

Pronari i lokalit tha se fatmirësisht, nuk kishte as persona të lënduar dhe as dëme të tjera materiale.

Jo, fatmirësisht jo, veç ai dëmi në veturë edhe këtu s’ka bërë ndonjë farë dëmi diçka që me na pengu ose diçka. Po pati njerëz në kafe këtu, kemi qenë… krejt e kemi shikuar kur bëri zhurmë atje”, tha ai.

Edhe një deshmitar tjetër i ngjarjes, Berat Azemi, tha se fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë aksident trafiku, derisa u kuptua se në zonë kishte rënë një plumb.

“Po, kam qenë me një djalë këtu, ai t’u pi kafe. Edhe e dëgjuam një krismë, mendova që është një ndeshje. Edhe kështu ka kërcitur nja dy herë. Kur e pamë plumbi, ka shkuar, që këtu u ndal. Mandej thirrëm policinë, erdhën e konstatuan, ka ardhur prej lart plumb qorr, ashtu qysh qysh na thanë. Veç një kerr është dëmtuar pak. Tani është ardhur te kjo pika këtu, tjetër s’ka pasur”, tha Azemi.

Të tjera

Lajme Opinione

Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali,

Aktuale

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Një plumb qorr dëmtoi një veturë

Sport

Franca dhe Senegali me formacione të frikshme

Franca dhe Senegali përballen sonte në