Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për projektin e ndërtimit të objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në sistemin gjyqësor të vendit.
Sipas njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit, procedura ishte zhvilluar për realizimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Pejë, përmes procedurës së hapur dhe me kriter të dhënies së kontratës “çmimi më i ulët”, raporton IndeksOnline.
Vlera e paraparë për ndërtimin e objektit ishte 5 milionë euro.
KGJK-ja kishte pranuar gjithsej tetë tenderë në këtë aktivitet të prokurimit, mirëpo procedura është anuluar pas hapjes së ofertave.
Sipas arsyetimit zyrtar, anulimi është bërë pasi një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik ka kërkuar ndërprerjen e procedurës.
Në informacionet shtesë të publikuara nga autoriteti kontraktues thuhet se të gjitha ofertat e pranuara janë vlerësuar si të papërgjegjshme, ndërsa anulimi është bërë në zbatim të vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Tenderi ishte shpallur fillimisht më 4 dhjetor 2025, teksa projekti synonte përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore dhe kushteve të punës për institucionet e drejtësisë në këtë komunë.
Me anulimin e procedurës, realizimi i këtij projekti mbetet i shtyrë deri në ndërmarrjen e hapave të rinj nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës./IndeksOnline/



Të tjera
Lajme Opinione
Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali,
Aktuale
Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë
Një plumb qorr dëmtoi një veturë
Sport
Franca dhe Senegali me formacione të frikshme
Franca dhe Senegali përballen sonte në