Dy persona kanë mbetur të plagosur nga thika në kryeqytet, këtë të shtunë.
Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, tha se viktimat kanë marrë lëndime serioze nga therja me thikë, derisa shton se gjendja e tyre është stabile.
“Janë në emergjencë duke i kryer ende ekzaminimet. Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.
Ndryshe, rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Enis Pllana, zëdhënës i policisë në Prishtinë.
“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thotë Pllana.
Tutje, zyrtari policor shtoi se po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.



Të tjera
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz
Lajme
Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica
Ka vdekur veprimtari i njohur i
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,