Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, me anë të një konference për media ka njoftuar se në pranga janë vënë tre persona të dyshuar për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave, që janë babë e bir.
Siç u bë e ditur në konferencë, një nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë derisa dy të tjerë janë arrestuar sot. Për të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
“Policia nga ajo natë kanë siguruar provat materiale nga vendi i ngjarjes dhe ka bërë të gjitha përpjeket maksimale për të bërë identifikimin e të dyshuarve, gjatë sigurimit të provave është bërë identifikimi i të dyshuarve. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy janë arrestuar gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, njëri është arrestuar mbrëmë. Për momentin është bërë parashtresë për caktimin e masës së paraburgimit”, njoftoi Shala në konferencë.
Në konferencë u bë e ditur se në natën kur ka ndodhur tentim-grabitja në Prizren, policia ka ndjekur të dyshuarit dhe pa pasur shkëmbim zjarri.