Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dje rreth orës 14:47 në Gjilan. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është lënduar nga arma e zjarrit.
I njëjti pas mjekimit është liruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja, teksa rasti në polici është hapur si “vrasje në tentativë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Gjilan 04.04.2023 – 14:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.