Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale mes Milanit dhe Interit.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:2 për Interin.
Fillimisht Dzeko realizoi në minutën e tetë të ndeshjes, kurse Mkhitaryan shënoi tre minuta më pas.
Mbetet të shihet se a do të rikthehet Milani në pjesën e dytë, apo Interi do të marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë.
Loja e kthimit zhvillohet javën tjetër, të martën.