Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.
Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës. “Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Flet njëri nga policët e bllokuar në Jarinjë, tregon si është gjendja atje
Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin./Botapress.info/