Pesë aplikime janë pranuar zyrtarisht për garën për kryeprokuror të shtetit.
Emrat që kandidojnë për kryeprokuror të shtetit janë Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.
Dema është prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit. Abazi e Halimi janë prokurorë në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit. Fazliu është prokuror në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, ndërsa Gashi është kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Arian Gashi, është zotuar për proces transparent. Ai ka thënë se sekretariati i ka shikuar materialet e dorëzuara nga kandidatët, tek i ka prezantuar pesë emrat që plotësojnë kushtet.
Në mesin e kandidatëve nuk është edhe kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, të cilin KPK-ja e pati zgjedhur në konkursin e rreth tre vjetëve më parë. Në tetor të 2023-tës, Vjosa Osmani në cilësinë e presidentes nuk e pati dekretuar Isufajn për këtë pozitë, me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, Kosova ka pasur ushtrues detyre të kryeprokurorit të Shtetit



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të