Një veturë me tabela të Serbisë është parë dje në Prizren edhe pse që nga e hëna ka filluar implementimi për reciprocitetin në targa me Serbinë, shkruan Gazeta Botapress.info
Ditën e hënë me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ka filluar procesi i implementimit për reciprocitetin në targa me Serbinë. Që nga ajo ditë çdo veturë që futet në Kosovë me targa të Serbisë, pajisjet me targa prove.
Mirëpo si duket për disa vetura nuk vlen ky reciprocitet, pasi në Prizren mbrëmë është parë një veturë me targatë Serbisë.
Lexues kanë dërguar fotografi të veturës dhe kanë treguar se foto është realizuar rreth orë 23:00.
Më poshtë keni fotografitë. /Botapress.info/