Koloneli i FSK-së nga Mitrovica, Skënder Hajdari, ka qëlluar vetën me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në QKUK, ka konfirmuar zëdhënësi për informim në Ministrinë e Mbrojtjes, Flamur Arifaj.
Arifaj tha se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Po mund ta konfirmoj se koloneli nga Mitrovica Skender Hajdari ka qelluar veten me arme zjarri dhe ka vdekur. Per rastin ne fjale eshte duke u marrur Policia e Kosoves dhe me kohe do te njoftoheni per detajet tjera”, ka konfirmuar për Gazetën Express zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes.
Për rastin është deklaruar edhe policia, sipas tyre koloneli fillimisht ka plagosur vetën më pas si pasojë e plagëve ka vdekur në QKUK.
Nuk dihen motivet që e çaun kolonelin drejt aktit tragjik./Botapress/