Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, gjatë ditës së sotme ka publikuar një mesazh ofendues që e ka marrë nga një person i quajtur Jaha Podvorica.
Demokracia.com ka mësuar se Jaha Podvorica është kushërirë i Milot Podvoricës, ushtruesit të drejtorit të Zyrës Ligjore në KEK.
Bislimi nga Merdari: Nuk ka pasur rrezik për siguri, ka qenë krejt e shpikur nga Serbia
Milot Podvorica, siç kishte raportuar Demokracia.com, ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pas ardhjes së partisë së Albin Kurtit të pushtet, ai është shpërblyer me këtë pozitë.
Madje, Milot Podvorica, me të ardhur në këtë pozitë kishte punësuar edhe një kushëri të tij.
Jaha Podvorica pas ofendimit që i ka bërë Musliut, e ka çaktivizuar profilin e tij në rrjetin social Facebook. /Botapress.info/