Bislimi nga Merdari: Nuk ka pasur rrezik për siguri, ka qenë krejt e shpikur nga Serbia

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka arritur në pikën kufitare të Merdares, pasi iu ndalua qëndrimi në Serbi.

Bislimi do të merrte pjesë në një konferencë në Beograd, ndërkaq është kthyer nga policia serbe me arsyetimin se ka një kërcënim ndaj sigurisë së tij.

Në një konferencë në media, Bislimi tha se nuk beson që ka pasur ndonjë kërcënim ka qenë krejtësisht e shpikur.

LEXO EDHE KETE

Dalin detaje të reja për kthimin e Bislimit, Janjiq: Provokimet filluan nga Merdarja

“Nuk mendoj që ka pasur rrezik për siguri, mendoj që ka qenë krejt e shpikur. Ishte vetëm sa për ta penguar pjesëmarrjen tonë që ta themi të vërtetën tonë. E njëjta polici që na ka shoqëruar deri në afërsi të Beogradit nuk ka pasur ndonjë informatë për cenim të sigurisë, por pastaj ka ardhur një veturë tjetër, që ka pasur”, ka thënë ai.

Tutje, zëvendëskryeministri shtoi se nuk ka dalur nga vetura për asnjë moment dhe ka shtuar se gjatë kthimit ka vërejtur lëvizje më të ngadalshme të veturave që e kanë shoqëruar drejt kufirit.

“Unë nuk kam dalë nga vetura, por s’kam pasur ndonjë vërejtje apo ankese nga ana e zyrës ndërlidhëse. Ne nuk jemi ndier të kërcënuar, ne do ta vazhdonim rrugën, por nuk mund ta vazhdonim para vlerësimit të autoriteteve”, ka thënë tutje ai./Botapress.info/

ngjashme